Ndërlidhjet

Paneta: Mbrojtja kibernetike – front i luftës së ardhshme


Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Leon Panetta

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Leon Panetta

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta, tha se hapësira në Internet është linjë e parë e luftës në të ardhmen.

Këto komente u bënë një javë pas fjalimit të tij madhor politik për sigurinë në Internet, duke thënë se ushtria e Shteteve të Bashkuara mund të veproj në mënyrë parandaluese, nëse detekton kërcënim të menjëhershëm kibernetik.

Bankat dhe institucionet financiare amerikane ishin nën sulm të qëndrueshëm gjatë javëve të fundit nga hakerët e dyshuar iranianë.

Grupi që veten e quan Luftëtarët në Internet Al Qassam, ka pretenduar se ka marrë pjesë në pengesa, duke thënë se ato ishin në shenjë të protestës kundër videos anti-islamike të publikuar në YouTube, e cila kishte shkaktuar demonstrata të dhunshme në gjithë botën myslimane.
XS
SM
MD
LG