Ndërlidhjet

logo-print

Iran: 26 nxënëse e kanë humbur jetën


Pamje nga një përplasje e mëparshme e një autobusi në Iran

Pamje nga një përplasje e mëparshme e një autobusi në Iran

Nga përplasja dhe përmbysja e një autobusi me nxënëse në pjesën jugperëndimore të Iranit, kanë humbur jetën së paku 26 udhëtare.

Radioja shtetërore iraniane ka raportuar sot se përplasja e autobusit ndodhi dje në provincën Khuzestan.

Zyrtarë të lartë të policisë lokale kanë thënë se vozitësi e kishte humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe në kushte të vështira me shi.

Sipas zyrtarëve, 19 udhëtare të tjera kanë pësuar lëndime në përplasjen e autobusit dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Irani është ndër shtetet me sigurinë më të dobët në trafik.

Në më se 400 mijë incidente në trafik në Iran, çdo vit, vdesin afro 20 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG