Ndërlidhjet

Rusi: Tubim i mbështetësve të opozitës në Moskë


Pamje e Moskës

Pamje e Moskës

Qindra njerëz janë tubuar sot në Moskë në mbështetje të zgjedhjeve për Këshillin Koordinues të Opozitës.

Lideri i Frontit të Majtë, Srgei Udaltsov, tha se më tepër se 1 mijë njerëz morën pjesë në tubimin, që u mbajt në një park të kryeqytetit Moskë.

Ky tubim u bë në kohën kur opozita nëpërmjet Internetit po i zgjedhte përfaqësuesit e këtij këshilli prej 45 anëtrarëve, por ishte pezulluar përkohësisht për shkak të sulmeve të hakerëve.

Votimi mbahet sot dhe nesër, si nëpërmjet Internetit ashtu edhe në vendvotime në disa rajone të Rusisë.

Në Moskë një duzinë makinash të policisë e kishin rrethuar një vendvotim. Këtë masë, forcat që e kundërshtojnë presidentin Vladimir Putin e kanë cilësuar si formë të presionit.
XS
SM
MD
LG