Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Policia i arrestoi 30 protestues


Policia i shpërndanë protestuesit në Baku

Policia i shpërndanë protestuesit në Baku

Policia sot i ka arrestuar 30 protestues në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, derisa autoritetet i parandalonin opozitarët dhe grupet e të rinjëve nga mbajtja e një tubimi në Baku.

Korrespondentët thonë se policia kishte ndërhyrë brenda 10 minutash për t’i burgosur aktivistët, pasi më parë u kishte tërhequr vërejtjen se tubimi, i cili nuk ishte autoritzuar nga autoritetet, nuk do të lejohej të mbahej.

Demonstruesit kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit.

Kjo protestë u bë pas skandalit të krijuar nga një video, në të cilën shihet se si një ligjvënës i partisë udhëheqëse në qeveri ofron garanca për vend në parlament me çmim prej 1.3 milion dollarësh ryshfet.
XS
SM
MD
LG