Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Qeveria thotë se është zënë ish zëdhënësi i Gadafit


Zëdhënësi i dikurshëm Moussa Ibrahim

Zëdhënësi i dikurshëm Moussa Ibrahim

Qeveria e Libisë thotë se ish zëdhënësi i qeverisë së përmbysur të Muamer Gadafit, është zënë, saktësisht një vit pas vrasjes së liderit shumëvjeçar të Libisë.

Nëpërmjet një kumtese, qeveria aktuale tha se ish zëdhënësi Moussa Ibrahim, ishte zënë në qytetin Tarhouna, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli.

Ibrahimi ishte zëdhënës i Gadafit gjatë luftës së vitit të kaluar në Libi.

Prej rënies së Tripolit, në gusht të vitit 2011. vendndodhja e tij ishte e panjohur

Sot mbushet një vit prej zënies dhe vrasjes së Gadafit në qytetin e tij të lindjes, Sirte, pasi ishte gjetur i fshehur në një sistem drenazhi.
XS
SM
MD
LG