Ndërlidhjet

Izraeli e ndali anijen me aktivistët palestinezë


Ushtrimet e luftanijeve izraelite në portin Ashdod
Ushtrimet e luftanijeve izraelite në portin Ashdod
Marina e Izraelit ka njoftuar sot se e ka ndalur një anije me aktivistë propalestinezë, që përpiqeshin ta thyenin bllokadën izraelite të Rripit të Gazës.

Ushtria ka njoftuar se askush nuk është lënduar kur pjesëtarët e marinës izraelite depërtuan në anijen me flamur finlandez, dhe e drejtuan atë për në portin Ashdod në Izrael.

Në anijen me emrin Estelle gjendeshin afro 20 aktivistë nga Evropa, Kanadaja dhe Izraeli.

Aktivistët thanë se anija ishte e ngarkuar me çimento, pajisje mjekësore dhe libra për fëmijë.

Izraeli e mbanë një bllokadë të ashpër të Rripit të Gazës, duke thënë se me këtë e pengon kontrabandimin e armatimit për grupin militant Hamas, që e qeverisë këtë territor.

Këtë bllokadë, palestinezët e shohin si dënim kolektiv për 1.6 milionë banorë në Gaza.

Gjatë një ndërhyrjeje të ushtarëve izraelitë në një anije turke, që ishte nisur për në Rripin e Gazës, në vitin 2010, ishin vrarë nëntë aktivistë turq.
XS
SM
MD
LG