Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Takimi Thaçi – Daçiq, hap pozitiv


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar pozitivisht takimin e djeshëm në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se ky ishte një hap i rëndësishëm për dialog midis palëve.

“Takimi i djeshëm provon vullnetin e të dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndëdishme midis vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane”, thuhet në deklaratën e zotit Berisha.

Takimi Thaçi – Daçiq u zhvillua dje në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e cila ishte e pranishme në takim.
XS
SM
MD
LG