Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia konfiskoi 3.7 tonë drogë


Pamje e bimës së marihuanës

Pamje e bimës së marihuanës

Policia në pjesën jugore të Shqipërisë thotë se ka konfiskuar 3.7 tonë marihuanës, që ishin destinuar për në Greqi.

Sipas shefit të policisë në Gjirokastër, Ajet Ibro, droga ishte konfiskuar në pesë operacione të ndara, gjatë së premtes.

Sasia më e madhe, 3360 kilogramë ishin konfiskuar në një cisternë për transportin e karburantit.

Policia tha se ka arrestuar shtatë vetë dhe se është në kërkim të personave të tjerë.

Konsiderohet se Shqipëria, që është anëtare e NATO-s dhe synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, është prodhuese i marihuanës dhe pikë tranzitore për heroinën e prodhuar në Azi, raporton AP.

Shqipëria thotë se është e përkushtuar për goditjen e trafikimit të drogës.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu, sot e vizitoi Gjirokastrën për ta uruar policinë.
XS
SM
MD
LG