Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me të shtëna dhe bomba – 17 të vrarë


Pamje e vendit të ngjarjes pas një sulmi të mëhershëm me bombë në qytetin irakian Kirkuk
Pamje e vendit të ngjarjes pas një sulmi të mëhershëm me bombë në qytetin irakian Kirkuk
Zyrtarët policorë dhe mjekësorë thonë se nga të shtënat dhe sulmet me bomba në Bagdad dhe në qytetet e tjera irakiane, gjatë ditës së shtunë, janë vrarë së paku 17 vetë.

Sulmi me më së shumti të vrarë ishte ai në kryeqytetin Bagdad, ku nga shpërthimi i dy bombave në një treg në një lagje me popullatë shumicë shiite myslimane, u vranë së paku 11 vetë dhe u plagosën më se 10 të tjerë.

Raportohet se bombat, që eksploduan brenda një kohe të shkurtër prej një minute, duket se kishin për qëllim frikësimin e shiitëve irakianë, që shpeshherë janë cak i sulmeve nga kryengritësit myslimanë sunitë.

Numri i të vrarëve nga të shtënat dhe sulmet e djeshme me bomba ishte më i larti prej 30 shtatorit, kur në gjithë Irakun u vranë së paku 26 vetë dhe më se 100 të tjerë ishin plagosur.
XS
SM
MD
LG