Ndërlidhjet

Kinë: Një tjetër tibetian e ndezi vetëveten në shenjë proteste


Pamje e qytetit Lhasa në Tibet

Pamje e qytetit Lhasa në Tibet

Një grup për të drejtat e njeriut thotë se një tibetian tjetër sot e ka ndezur vetëveten, duke brohoritur slogane me të cilat kërkohej kthimi i Dalaj Lamajt në Tibet.

Grupi Tibeti i Lirë me seli në Londër tha se personi 27 vjeçar, Lhamo Kyeb, vdiq sot afër një manastiri në provincën veriperëndimore kineze Gansu, pasi e kishte ndezur vetëveten dhe kishte vrapuar kah manastiri Bhora, ndërsa forcat e sigurisë kishin vrapuar pas tij për ta fikur zjarrin.

Grupi tha se afro 60 tibetianë e kanë ndezur vetëveten prej marsit të vitit 2011, në shenjë proteste kundër sundimit të Kinës në këtë territor në rajonin e Himalajeve.
XS
SM
MD
LG