Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Lakhdar Brahimi kërkon armëpushim për Bajram


Lakhdar Brahimi

Lakhdar Brahimi

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Siri, Lakhdar Brahimi, është takuar sot në Damask me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe pas bisedimeve ka kërkuar që të gjitha palët të pajtohen për armëpushim të njëanshëm.

- Ne i thirrëm disa liderë të opozitës paqësore dhe asaj të armatosur brenda dhe jashtë vendit. Ne morëm përgjigjje pozitive. Të gjithë anëtarët e opozitës, me të cilët ne u takuam jashtë vendit, dhe zyrtarët në vendet fqinje, thanë se armëpushimi gjatë festës së Bajramit është ide e mirë. Të gjithë ata e mbështetën dhe e pranuan atë”, u tha Lakhdar Brahimi gazetarëve në Damask.

Sipas tij, nëse ky armëpushim do të mund të mbahej gjatë Bajramit, ai do të ishte një lloj i themelit për armëpushim të qëndrueshëm.
XS
SM
MD
LG