Ndërlidhjet

logo-print

Libanezët nderojnë viktimat e shpërthimit në Bejrut

  • RFE /RL

Qindra libanezë u mblodhën në kryeqytetin Bejrut, të Libanit, në natën e shtunë më 20 tetor, për të mbajtur zi dhe nderuar viktimat e shpërthimeve vdekjeprurëse të së premtes, nga një makinë që vrau të paktën dhjetë persona, përfshirë edhe shefin e Inteligjencës të Libanit, gjeneralin Wissam al-Hassan.

Të pranishmit mbanin flamujt kombëtarë dhe kishin ndezur qirinj pranë fotove të gjeneralit Hassan, në një park jo shumë larg nga vendi i shpërthimit.

Përveç përkujtimit të viktimave, të pranishmit gjithashtu dënuan ashpër kryesit e veprës vdekjeprurëse.

Një pjesëmarrëse tha se ata kishin bërë thirrje për t'u dhënë fund të gjitha sulmeve terroriste në Liban për një të ardhme më të mirë.

Shpërthimi vdekjeprurës nga makina u dënua edhe nga OKB-ja, Lidhja Arabe, dhe nga shumë vende të botës.

Më shumë se njëqind persona të tjerë u plagosën në shpërthimin që ishte i pari i këtij lloji në Bejrut që nga viti 2008.(z.p.)
XS
SM
MD
LG