Ndërlidhjet

Liban: Qindra protestues janë përleshur me policinë


Presidenti i Libanit Michel Suleiman e nderon Wissan al-Hassanin dhe truprojën e tij, që u vranë të premten në Bejrut

Presidenti i Libanit Michel Suleiman e nderon Wissan al-Hassanin dhe truprojën e tij, që u vranë të premten në Bejrut

Forcat e sigurisë së Libanit kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe kanë hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve të zemëruar, që përpiqeshin të depërtonin në selinë e qeverisë së Libanit në Bejrut.

Përleshjet ndodhën sot në kohën e mbajtjes së ceremonisë së varrimit të zyrtarit të lartë të inteligjencës së Libanit, Wissam al-Hassan, që u vra të premten nga një shpërthim masiv të makinës – bombë. Për këtë vrasje shumë vetë e fajësojnë regjimin në Sirinë fqinje.

Protestuesit, që e shpërthyen një barrikadë periferike të sigurisë dhe u përleshën me policinë, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të Libanit, Najib Mikati.

Demonstruesit e akuzuan qeverinë e Libanit se është e afërt me Sirinë dhe me aleatin e saj në Liban, grupin shiit, Hezbollah.
XS
SM
MD
LG