Ndërlidhjet

Gjeorgji: Parlamenti me kryesues të ri


Kryesuesi i Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili
Kryesuesi i Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili
Parlamenti i Gjeorgjisë e ka mbajtur seancën e parë në përbërje të re, pas zgjedhjeve parlamentare, me ç’rast është zgjedhur edhe kryesuesi i ri, David Usupashvili, i nominuar nga Koaliconi Ëndërra e Gjeorgjisë.

Në favor të tij votuan 88 deputetë, ndërsa asnjë kundër.

Në fjalimin e tij pas zgjedhjes, në seancën e cila u mbajt në qytetin Kutaisi, zoti Usupashvili theksoi se “era e lirisë po frynë në Gjeorgji”.

Parlamenti i këtij vendi me 150 deputetë, dominohet nga Koalicioni Ëndërra Gjeorgjiane, që përfaqësohet me 85 deputetë, që dolën nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më një tetor, me ç’rast Lëvizja e Bashkuara Kombëtare e presidentit Mikheil Saakashvili, pësoi disfatë dhe tash në Parlament ka 65 deputetë.

Lideri i Ëndërrës Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, është i nomnuar për postin e kryeministrit.

Pritet që ligjvënësit ta amandamentojnë Kushtetutën për ta lejuar Parlamentin që selinë përsëri ta ketë në kryeqytetin Tbilisi.
XS
SM
MD
LG