Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Vazhdon greva e ish të përndjekurve politikë


Pamje e Tiranës

Pamje e Tiranës

Në Tiranë sot u bënë 30 ditë nga greva e urisë e ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë.

Kjo grevë po vazhdon përkundër vendimit të një gjykate në Tiranë për ndërprerjen e saj. Pjesëmarrësit në grevë nuk kanë pranuar të lëvizin nga tendat, ku po e zhvillojnë grevën, prej më tepër se katër javësh, ndërsa kanë pretenduar se greva po zhvillohet në kushte terrori.

Sipas pjesëmarrësve në grevë, policia nuk i lejon ata të marrin lëngje dhe ilaçe.

Pjesëmarrësit e grevës së ish të përndjekurve politikë në Tiranë i ka vizituar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili tha se gjendja e grevistëve ishte shumë e rëndë.

Ai theksoi se kishte marrë informacione nga grevistët se nuk u lejohen lëngjet, ilaçet apo serumet. “Kam kërkuar me shkrim nga drejtori i policisë që në çadër të lejohen familjarët, mediat, serumet, ilaçet”, tha Totozani, dhe shtoi se një urdhër i tillë është “vepër penale, që dënohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”.

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me akuzat e Avokatit të Popullit duke kumtuar se “shprehim keqardhje për deklaratat e Avokatit të Popullit, grevistëve nuk u janë ndërprerë as ilaçet dhe as lëngjet”.
XS
SM
MD
LG