Ndërlidhjet

Nga protestat në Kuvajt, dhjetëra të lënduar


Një protestë e mëhershme në Kuvajt (15 tetor 2012)
Një protestë e mëhershme në Kuvajt (15 tetor 2012)
Pas përdorimit të gazit lotësjellës nga policia në Kuvjat, për të shpërndarë protestat e qindra mijëra njerëzve kundër ndryshimit të ligjit zgjedhor, njoftohet se ka pasur lëndime dhe arrestime.

Ministria e Brendshme, përmes një komunikate, tha se 11 policë janë lënduar gjatë përleshjeve, përderisa raporte të pakonfirmuara tregojnë se më shumë se 10 protestues janë lënduar gjithashtu.

Protestat u zhvilluan në disa pjesë të Kuvajtit, për të marshuar pastaj drejt ndërtesës së qeverisë, për të protestuar kundër ndryshimeve të reja të ligjit zgjedhor, që janë paralajmëruar të ndodhin para zgjedhjeve të 1 dhjetorit.

Mbështetësit e opozitës thonë se ndryshimet po bëhen me qëllim të largimit të politikanëve opozitarë.
XS
SM
MD
LG