Ndërlidhjet

Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës takohen në Moskë


Presidenti i Rusisë - Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë - Vladimir Putin

Presidenti i Ukraninës, Viktor Yanukovych pritet të takohet sot në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Zyra për media e Kremlinit njofton se takimi pritet të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve në fushat e enegjisë, transportit, si dhe energjisë bërthamore.

Nga ana tjetër, Kievi ka kohë që ka kërkuar nga Rusia që të negociojnë një marrëveshje të vitit 2009, nën pretendimet se çmimet e paracaktuara të gazit janë tepër të larta.

Më herët këtë muaj kryeministri i Ukrainës, Nikolai Azarov tha se çmimi i gazit rus do të mund të zvogëlohej dukshëm, për rreth 60 përqind, nëse Ukraina i bashkohet Unionit Tregëtar me Rusinë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
XS
SM
MD
LG