Ndërlidhjet

Sonte debati i tretë dhe i fundit Obama - Romney


Debati i dytë ndërmjet Obamës dhe Romney-it (16 tetor 2012)

Debati i dytë ndërmjet Obamës dhe Romney-it (16 tetor 2012)

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe rivali i tij republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney pritet të mbajnë sonte debatin e tretë dhe të fundit, përpara se amerikanët të vendosin se për kend do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.

Debati 90 minutësh pritet të mbahet në Boca Raton të Floridës dhe pritet të fokusohet në politikën e jashtme.

Pyetjet, të drejtuara nga udhëheqësi i debatit, pritet të parashtrojnë pesë tema të diskutimit: “Rolin e Amerikës në botë”, pastaj konfliktin në Afganistan dhe Pakistan, programin bërthamor të Izraelit dhe Iranit, ndryshimet në Lindjen e Mesme dhe “ballafaqimin me terrorizmin”, si dhe “rritjen e Kinës dhe bota nesër”.

Dy javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, shumica e sondazheve të opinionit publik sugjerojnë se gara ndërmjet Obamës dhe Romney-it është shumë e ngushtë.
XS
SM
MD
LG