Ndërlidhjet

Koreja e Jugut bllokon shpërndarjen e fletushkave


Fletushkat që planifikohej të shpërndaheshin në Korenë Veriore

Fletushkat që planifikohej të shpërndaheshin në Korenë Veriore


Policia e Koresë së Jugut i ka ndaluar veprimet e aktivistëve që dëshironin të shpërndanin fletueshka propaganduese përtej kufirit.

Penjani kishte kërcënuar javën e kaluar se do ta sulmonte territorin e Koresë së Jugut nëse një grup i koreano veriorëve, që tani jetojnë në jug, do të shkonte përpara me planet e tyre për të shpërndarë sot fletushka propaganduese në zonën kufitare.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut ishte zotuar se do të hakmerrej në rast se sulmohet nga Veriu.

Ushtria e Koresë së Jugut ka rritur masat e vigjilencës, ndërsa mijëra banorëve të zonës kufitare u është kërkuar që të evakuohen.
XS
SM
MD
LG