Ndërlidhjet

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kritikon Turqinë


Protestë e gazetarëve në Turqi ( 17 janar 2012)
Protestë e gazetarëve në Turqi ( 17 janar 2012)
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, në raportin e lëshuar sot, dënon Turqinë se e zë vendin e parë në botë për burgosjen e gazetarëve.

CPJ thotë se 76 gazetarë kanë qenë në burgjet turke që nga 1 gushti i këtij viti, duke shtuar se 61 prej tyre duket se janë burgosur si rezultat direkt i punës së tyre.

Ky Komitet gjithashtu tregon se 70 përqind e atyre gazetarëve kanë qenë kurdë.

Sipas raportit, 30 përqind e gazetarëve të burgosur akuzoheshin për pjesëmarrje në komplote kundër qeverisë, ose për anëtarësim në ndonjë organizatë të jashtëligjshme.

Komiteti citon grupet turke për mbrojtjen e lirisë së mediave se deri në fund të vitit 2011 janë regjistruar më shumë se 5000 raste penale në pritje kundër gazetarëve.
XS
SM
MD
LG