Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në Rripin e Gazës mes izraelitëve dhe palestinezëve


Ilustrim

Ilustrim

Forcat izraelite janë përleshur sot me militantët palestinezë në Rripin e Gazës, njoftojnë zyrtarët e Izraelit.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite, forcat e sigurisë kishin vënë në shënjestër një grup që dyshohej se po gjuante predha mortaje drejt një patrulle në territorin e Izraelit.

Dy militantë të dyshuar raportohet të jenë vrarë.

Ndërkohë, një person raportohet të jetë vrarë dhe një tjetër të jetë plagosur pas sulmeve ajrore të Izraelit në Beit Hanun.

Autoritetet e Izraelit e kanë konfirmuar sulmin ajror, i cili kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Hamasit.
XS
SM
MD
LG