Ndërlidhjet

Ahmadinejxhadit i refuzohet kërkesa për vizitë në burgun Evin


Mahmud Ahmadinejad

Mahmud Ahmadinejad

Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejxhadit, në vazhdimësi i është refuzuar leja për të vizituar burgun famëkeq të Teheranit, Evin.

Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se presidenti iranian kishte bërë kërkesë që ta vizitonte ndihmësin e tij, Ali Akbar Javanfekr, i cili është duke e mbajtur dënimin e tij prej gjashtë muajsh burgim, për publikimin e një artikulli që e fyente liderin suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.

Gjyqësori iranian e ka refuzuar kërkesën e Ahmadinejxhadit, duke dhënë shpjegimin se presidenti duhet të përballet me çështje më të mëdha, sikurse kriza ekonomike, sesa të bëjë vizita në burgje.
XS
SM
MD
LG