Ndërlidhjet

Sot merret vendimi për Armstrongun


Lance Armstrong

Lance Armstrong


Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit sot pritet të njoftojë nëse e përkrahë vendimin e Agjencisë Amerikane anti-Doping, për t’ia ndaluar Lance Armstrongut çiklizmin profesionist për gjithë jetën, si dhe për t’ia marrë shtatë titujt e “Tour de France”.

Nëse Unioni nuk pajtohet me sanksionet amerikane, analistët thonë se rasti ka gjasë të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport, e cila i zgjidhë mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me sportin.

AgjenciA Amerikane anti-Doping më herët këtë muaj lëshoi një dëshmi prej 1000 faqesh, përmes së cilës tregohej se Armstrongu dhe ekipet e tij kishin përdorur droga për rritjen e performansës, gjatë viteve kur ai kishte dominuar në botën e çiklizmit.

Sipas Agjencisë, ky është plani më i sofistikuar, profesional dhe më i suksesshëm i programeve të dopingut që është parë ndonjëherë në fushën e sportit.
XS
SM
MD
LG