Ndërlidhjet

Rusia kritikon SHBA-të për shkelje të të drejtave


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme Ruse ka lëshuar sot një raport kritik lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e paraqitur këtë raport në parlamentin e vendit, përfaqësuesi i ministrisë, i departamentit për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, tha se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pabarazitë sociale, racore dhe diskriminimi etnik, pastaj paraburgimi i gjatë i të burgosurve, funksionimi i burgjeve jashtë sistemit ligjor, si dhe burgjet e mbingarkuara.

Dolgov i kritikoi Shtetet e Bashkuara për censurë, shkelje të të drejtave të votuesve, si dhe për ndalesat në internet.
XS
SM
MD
LG