Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në Liban, raportohet për tre të vrarë


Përleshjet e sotme në Tripoli

Përleshjet e sotme në Tripoli

Raportohet për përleshje të shumta në disa zona të Libanit, pas vrasjes së një zyrtari të lartë të inteligjencës.

Gjeneali Wissam al-Hassan, një shef i inteligjencës, i cili ishte kundër lidershipit të Sirisë, u vra të premten gjatë një sulmi me bombë.

Përfaqësues të opozitës e kanë akuzuar Sirinë për vrasjen e tij, ndërkohë që protestues të zemëruar u përpoqën që ta sulmonin objektin e qeverisë, pas funeralit të tij, gjatë ditës së djeshme.

Në qytetin verior të Tripolit raportohet se sot janë vrarë të paktën tre njerëz, gjatë përleshjeve të armatosura.

Raportohet se edhe në jug të lagjeve periferike të Bejrutit, trupat ushtarake kanë lënduar disa njerëz.

Ushtria e Libanit tha se do të veprojë me vendosmëri për t’i frenuar tensionet dhe politikanëve dhe protestuesve u bëri thirrje për qetësi.
XS
SM
MD
LG