Ndërlidhjet

logo-print

Armstrongut i merren titujt


Lance Armstrong

Lance Armstrong

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit, mekanizmi botëror profesional në sportin e çiklizmit, ka ndërmarrë sanksione kundër çiklistit amerikan që tashmë është në pension, Lance Armstrong, duke i marrë atij shtatë nga titujt e “Tour de France”, të cilët i fitoi nga viti 1999 deri në vitin 2005.

Kryetari i këtij unioni, Pat McQuaid tha: “Lance Armstrong nuk ka më vend në çiklizëm”.

Agjencia Amerikane anti-Doping më herët këtë muaj lëshoi një dëshmi prej 1000 faqesh, përmes së cilës tregohej se Armstrongu dhe ekipet e tij kishin përdorur droga për rritjen e performansës, gjatë viteve kur ai kishte dominuar në botën e çiklizmit.

Sipas Agjencisë, ky është plani më i sofistikuar, profesional dhe më i suksesshëm i programeve të dopingut që është parë ndonjëherë në fushën e sportit.
XS
SM
MD
LG