Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi njofton AAK-në për takimin me Daçiqin


Kryeministri i Kosovë Hahsim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq

Kryeministri i Kosovë Hahsim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, ku sipas një njoftimi të kabinetit qeveritar, temë diskutimi ishte takimi i Kryeministrit Thaçi me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq.

"Kryeministri Thaçi e informoi nënkryetarin e AAK-së, Shala rreth takimit. Ishte konkludim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të kontribuonte në krijimin e raporteve ndërshtetërore dhe të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane", thuhet në komunikatë.

Takimi është zhvilluar të premten në Bruksel, ndërsa është vlerësuar nga kryeministri Thaçi si "hapje e një kapitull të ri, një etape të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi".
XS
SM
MD
LG