Ndërlidhjet

Mbahet "Forumi 2000", i pari pa Havelin


Pamje nga forumi, Prage, 22 tetor, 2012
Pamje nga forumi, Prage, 22 tetor, 2012
Në Pragë ka filluar takimi i rregullt vjetor që mbledh intelektualë, zyrtarë shtetesh, kryetarë të bashkësive fetare dhe aktivistë joqeveritarë, “Forumi 2000” mbi mediat dhe demokracinë.

Kjo është hera e parë që “Forumi 2000" mbahet pa themeluesin shpirtëror, të ndjerin Vaclav Havelin, i cili para 16 vjetësh, si president i Çekisë, mblodhi, siç pat thënë ”kokat e mençura të botës” në Pragë që për disa ditë të diskutojnë mbi sfidat e botës së sotme.

Në Forum është thënë se do të marrë pjesë ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albrgiht dhe figura të rëndësishme botërore.

Nga Kosova këtë vit merr pjesë ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në vitin e kaluar, në Forum ishte e pranishme, presidentja kosovare, Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG