Ndërlidhjet

BP i shet aksione kompanisë ruse


Russia -- A logo of Russian state oil firm Rosneft is seen at its office in Moscow, 18Oct2012
Russia -- A logo of Russian state oil firm Rosneft is seen at its office in Moscow, 18Oct2012
Kompania britanike e naftës BP është pajtuar të hënën që t’ia shesë 50 për qind të aksioneve të TNK-BP-së kompanisë ruse Rosneft për 17.1 miliardë dollarë, plus 12.84 për qind të aksioneve në Rosneft.

BP do të përdorë 4.8 miliardë dollarë të parave për të blerë 5.66 për qind të aksioneve shtesë në Rosneft nga qeveria ruse, duke i çuar aksionet e BP-së në kompaninë rusë në 18.5 për qind.

Presidenti rus, Vlladimir Putin që është takuar me kreun e Rosneft-it, Igor Sechin kur është arritur marrëveshja, ka thënë se ky jo që është një lajm i mirë për sektorin energjetik rus, por, për tërë “ekonominë ruse”.

Rosneft gjithashtu po blen gjysmën tjetër të TNK-BP nga konzorciumi AAR i miliarderëve rusë për 28 miliardë dollarë për t’u bërë grupi më i madh që tregton me naftë.
XS
SM
MD
LG