Ndërlidhjet

Tiranë: Përfundon greva e urisë


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana
Ish të përndjekurit politikë në Shqipëri ia kanë dhënë fund grevës së urisë, e cila sot shënonte ditën e 31-të të saj, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Me anë të një deklarate për media, përfaqësuesit e grevistëve thanë se me mbylljen e grevës nuk marrin fund kërkesat e tyre për dëmshpërblim.

Ditët e fundit grevistët shprehën shqetësimin e tyre për heqjen nga çadra të lëngjeve, shqetësim që u përcoll edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar Sali Berisha ka përsëritur se greva e urisë e ish të përndjekurve, është “tërësisht me motive politike”.

"Kjo është një grevë politike dhe nuk ka aspak të bëjë me kërkesat e ish të përndjekurve politikë, por është në interes për pushtet të një partie të caktuar", u shpreh Berisha, pak kohë përpara mbylljes së grevës.
XS
SM
MD
LG