Ndërlidhjet

Policia shpërndan protestuesit te Sheshi "Nënë Tereza"


Prishtine

Prishtine

Policia e Kosovës, para pak çastesh ka intervenuar, duke arrestuar shumë nga protestuesit të cilët kanë qenë të ulur në sheshin “Nëna Terezë”.

Aktualisht protestë në sheshin “Nëna Terezë” nuk ka, por shihen forca të shumta të policisë.

Rruga në vendin ku kanë qëndruar për orë të tera protestuesit është e mbuluar me ngjyrë të bardh, gurë, shishe plastike me ujë dhe gjësende të tjera.

Siç raporton, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, dhjetëra protestues janë mbledhur afër hotelit Grand në Prishtinë.

Në shenjë pakënaqësie për takimin që zhvilloi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar që nga mëngjesi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
XS
SM
MD
LG