Ndërlidhjet

logo-print

Rikthehen protestuesit afër qeverisë së Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 100 protestues janë grumbulluar aktualisht te hoteli Swiss Diamond, në sheshin Nëna Terezë, vetëm disa metra larg ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përballë protestuesve gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë formuar bllokadë për të penguar depërtimin e mëtejmë të protestuesve.
XS
SM
MD
LG