Ndërlidhjet

Autorizohet përfshirja e Kosovës në programet e BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që ta autorizojnë Komisionin Evropian për të nisur negociatat me Kosovën për një marrëveshje kornizë për të përfshirë Kosovën në programet e BE-së.

Fjala është për disa programe ku pjesëmarrëse janë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe nëse do të realizohen, qëllimi i arritjes së këtyre marrëveshjeve ato do të paraqesin marrëvshjet e para, raportet e para kontraktuale mes Kosovës e BE-së.

Vendimi i sotëm i Këshillit është përshëndetur nga komisionari pë Zgjerim i BE-ë Stefan Fuele, duke thënë “se ky është një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën drejt afrimit me BE-në”.

Ai ka thënë se Komisioni do të nisë përgatitjet për nisjen e negociatave për marrëveshjen konizë.

Nga Këshilli u njoftua se pasi kanë marrë mendimin e ekspertëve liogjorë, se me Kosovën mund të lidhen marrëveshjet e tilla u arrit pajtimi i disa vebndeve anëtarer, por burimet në Këshill thonë se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, insistojnë që marrëveshjet të mos e pargjykojnë statusin.

Andaj, nuk dihet se me çfarë emri do t’i nëshkruajë Kosova marrëveshjet.
XS
SM
MD
LG