Ndërlidhjet

Thaçi takon ambasadorët e Quint-it


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar ambasadorët e shteteve të Quint-it, me qëllim të informimit lidhur me vizitën në Bruksel, thuhet në njoftimin për media të kabinetit qeveritar.

Edhe në këtë takim, si në atë me presidenten dhe liderë opozitarë të LDK-së dhe AAK-ës, është diskutuar takimi i kryeministrit Thaçi me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

"Kryeministri Thaçi falënderoi shtetet e Kuintit për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe ka siguruar ambasadorët që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë për të mirën e të dyja shteteve dhe rajonit në tërësi", thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se në këtë proces do të sigurojë transparencë maksimale lidhur me procesin e dialogimit dhe se kornizë e platformës së procesit të bisedimeve mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ambasadorët e shteteve të Kuintit kanë shprehur mbështetje të plotë për dialogun dhe kanë përkrahur kryeministrin Thaçi që të vazhdojë dialogun, pasi që kjo është ë vetmja rrugë për të ecur përpara, thuhet në komunikatën për media.
XS
SM
MD
LG