Ndërlidhjet

Konfiskohen dhjetëra gjedhe të kontrabanduara


Ilustrim
Ilustrim
Policia kufitare ka ndaluar 25 krerë gjedhë, të cilat kanë qenë duke u kontrabanduar nga territori i Republikës se Maqedonisë, ka njoftuar Komisioni për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

“Kjo ka ndodhur ne fshatin Drabesh komuna e Vitisë, i cili ndodhet në brezin kufitar me Maqedoninë. Pas ndalimit të kafshëve nga ana e policisë të cilat në momentin ndaljes kanë qenë pa përcjellës, është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se kafshët janë pa pronarë dhe pa numër te identifikimit. Ne këtë rast Inspektorati Veterinar ka marrë vendim qe këto kafshë të konfiskohen dhe te dërgohen ne fermën e kontraktuar nga AUV e cila shfrytëzohet si karantinë deri në kryerjen e proceduarave sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Aty njoftohet se gjatë javës së kaluar janë konfiskuar 11 krerë kafshë tjera të kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia.

“Të gjithë ata qe tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin apo të kontrabandojnë kafshë do t’u bëhet konfiskimi i kafshëve dhe personat do te dërgohen para drejtësisë. Kontrabandimi i kafshëve paraqet rrezik për shëndetin e përgjithshëm publik, sepse ato mund te jenë të sëmura dhe paraqesin rrezik të shpërndarjes se sëmundjes tek kafshët nëse nuk i nënshtrohen kontrollit veterinar. Konsumimi i produkteve të këtyre kafshëve paraqet rrezik te lartë për njerëzit”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG