Ndërlidhjet

Kacin: Nga Serbia nuk kërkohet njohje e Kosovës


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar sot se askush nga Serbia nuk kërkon që ta pranoj Kosovën, por kërkohet normalizimi i raporteve me Prishtinën.

“Kërkohet normalizimi i plotë i raporteve dhe garancione se Serbia dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën për në BE”, tha Jelko Kacin, gjatë fjalimit të tij në Samitin Ekonomik në Beograd.

Mëtutje, ai e ka mbështetur takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe ka shfaqur pritjen e tij se bisedat në nivelin e lartë politik do të mbahen së shpejti dhe do të sjellin rezultate konkrete.
XS
SM
MD
LG