Ndërlidhjet

Rasmusen: Forcat afgane të gatshme për sigurinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i tha Radios Evropa e Lirë se ai është “i bindur” se forcat afgane “do të jenë plotësisht të afta” për të marrë kontrollin e sigurisë së vendit të tyre deri në fund të vitit 2014.

Rasmusen i tha Radios Evropa e Lirë/Afganistani i Lirë, se forcat afgane tashmë po udhëheqin rreth 80 për qind të operacioneve të sigurisë në Afganistan, një fakt të cilin ai e quajti si “mjaft domethënës”.

Shefi i NATO-s kërkoi gjithashtu nga fqinji i Afganistanit, Pakistani, që të “rrisë” operacionet kundër kryengritësve në rajonin kufitar.

Rasmusen shprehu gjithashtu dëshirën për të parë qeverisje më të mirë në Afganistan pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare luftarake deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG