Ndërlidhjet

I shpëton sulmit kryeministri finlandez


Kryeministri finlandez Jyrki Katainen

Kryeministri finlandez Jyrki Katainen

Kryeministri finlandez Jyrki Katainen ka shpëtuar pa u lënduar pasi një person u përpoq ta sulmojë atë me thikë.

Një zëdhënës i qeverisë tha se rojet e sigurisë kanë penguar një person derisa i afrohej kryeministrit dhe e kanë laruar atë pasi ia vunë prangat.

Katainen po zhvillonte fushatë në qytetin jug-perëndimor të Turkus, para zgjedhjeve komunale të së dielës, kur edhe ndodhi sulmi.

Nuk ka detaje në lidhje me identitetin e sulmuesit dhe motivet e tij.

Disa raporte thonë se personi sillej çuditshëm.
XS
SM
MD
LG