Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi njofton kryesinë e PDK-së mbi takimin me Daçiqin


Kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq

Kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq

Në mbedhjen e rregullt të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, i njoftoi anëtarët e kryesisë për takimet e tij në Bruksel me Komisioneren për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, znj. Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, z. Daçiq, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kryetari i PDK-së, z. Hashim Thaçi, theksoi se takimet e tij ishin në kuadër të Kushtetutës së Republikës dhe Rezolutës së Kuvendit të Republikës se Kosovës.

"Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të kryesisë, kryeministrit Thaçi iu dha mbështetje unanime për fillimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të filluar në Bruksel të udhehequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbeshtetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet ne njoftimin e PDK-së.

Thaçi ka takuar sot për këtë çështje edhe presidenten Atiofete Jahjaga, liderët opozitarë Isa Mustafa, Blerim Shala dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.
XS
SM
MD
LG