Ndërlidhjet

logo-print

VV proteston edhe të martën


Prishtine, 22 tetor, 2012

Prishtine, 22 tetor, 2012

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka njoftuar se edhe nesër do të zhvillojë një protestë.

“Demonstrata paqësore, do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra”, thuhet në komunikatën për media të VV-së.

Aty thuhet se në këtë demonstratë “do të kundërshtohet njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës”.

VV gjithashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të rreth 60 protestuesve që u arrestuan sot nga ana e Policisë së Kosoëvs.
XS
SM
MD
LG