Ndërlidhjet

SHBA: Obama, Romney – përplasje në politikën e jashtme


Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney përshëndeten pas debatit të tretë televiziv

Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney përshëndeten pas debatit të tretë televiziv

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney, janë përplasur ashpër lidhur me disa çështje të politikës së jashtme gjatë debatit të tretë dhe të fundit televiziv, që u mbajt mbrëmë vonë në Boca Raton të Floridës.

Gjatë 90 minutave të debatit, presidenti Obama është përpjekur ta paraqes rivalin e tij Mitt Romney, se nuk është i gatshëm të jetë president, derisa Romney tha se udhëheqja e Obamës e ka bërë Amerikën më të dobët në skenën botërore.

Por, kishte edhe pikëpamje identike për disa çështje të politikës së jashtme amerikane.

Në këtë kuadër, ata të dy shprehën përkushtim për ta mbrojtur Izraelin dhe për ta parandaluar Iranin nga prodhimi i armatimit atomik.

Lidhur me Afganistanin, të dy kandidatët janë pajtuar se tërheqja e forcave të jashtme duhet të bëhet sipas planit deri në fund të vitit 2014.

Ata e kanë pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë probleme në raportet me Pakistanin.

Ky debat u zhvillua derisa hulumtimet e opinionit tregojnë se gjasët e tyre për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit janë pothuajse të barabarta.
XS
SM
MD
LG