Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Ministri i jashtëm serb e përfundon vizitën në Shqipëri


Protestuesit mbanin parulla "Kosova është Shqipëri"

Protestuesit mbanin parulla "Kosova është Shqipëri"

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq, sot e përfundon vizitën e tij në Shqipëri, me ç’rast pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, dhe me ministrin e jashtëm Edmond Panariti.

Për shkak të vizitës së parë të shefit të diplomacisë së Serbisë në Shqipëri, në tetë vitet e fundit, dje, në aeroportin e Tiranës është mbajtur një protestë e qetë e Aleancës Kuq e Zi.

Protestuesit kanë brohoritur slogane dhe kanë bartur parulla në të cilat shkruante “Kosova është Shqipëri”.
XS
SM
MD
LG