Ndërlidhjet

Rusi: Mbështetësit e opozitës i zgjodhën liderët në Internet


Njëri nga liderët e opozitës në Rusi Garry Kasparov, ish kampion botëror në shah
Njëri nga liderët e opozitës në Rusi Garry Kasparov, ish kampion botëror në shah
Mbështetësit e opozitës ruse kundër presidentit Vladimir Putin, i kanë zgjedhur liderët gjatë një votimi të paprecedent në Internet.

Më se 80 mijë vetë kanë votuar në zgjedhjet që përfunduan mbrëmë.

Zgjedhjet u mbajtën në Internet dhe në votime të drejtpërdrejta.

Është zgjedhur Këshilli Koordinues prej 45 anëtarëve, ndërsa konkurronin 200 vetë.

Organizuesit thonë se blogeri anti-korrupsion, Aleksei Navalny, ka siguruar numrin më të madh të votave, pasi për të votuan më se 43 mijë vetë.

Personalitete të tjera të njohura opozitare, që u zgjodhën në këtë këshill, janë edhe Dmitri Bykov dhe Garry Kasparov.
XS
SM
MD
LG