Ndërlidhjet

BBC: Pyetje për drejtorin lidhur me skandalin pedofilik


Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, George Entwhiastle, sot ballafaqohet me pyetje të vështria nga ligjëvënësit në parlamentin britanik.

Pritet që të shtrohet edhe pyetja se përse BBC-ja e ka anuluar programin me akuzat, se njëri nga artistët më të dashur argëtues në Britani, Jimmy Savile, ishte pedofil.

Policia ka thënë se Savile ndoshta i ka keqtrajtuar më se 200 vajza gjatë një periudhe prej 60 vitesh.

Redaktori i programit Newsnight, Peter Rippon, fillimisht tha se programi për zotin Savile, ishte anuluar për çështje editoriale.

Tash BBC-ja thotë se kjo deklaratë ishte jopërkatëse ose jokomplete dhe se zoti Rippon është pajtuar që të largohet nga posti i tij.

Mbrëmë, BBC-ja ka transmetuar një hetim lidhur me skandalin Savile dhe për anulimin e dokumentarit.

Më herët, kryeministri i Britanisë, David Comeron, tha se “vendi ishte i tmerruar” nga skandali.

Jimmy Savile vdiq vitin e kaluar në moshën 84 vjeçare.
XS
SM
MD
LG