Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: E vrau gruan pse ajo kërkoi të punojë


Organizata Amnesty International thotë se raportet se një afgan e ka vrarë gruan e tij për shkak se ajo ka kërkuar punë, paraqesin edhe një shembull “skandaloz të vrasjes” në Afganistan.

Mbrëmë vonë u raportua se banori në Herat, Muhammad Anwar, e vrau gruan e tij Ghulam, gjatë një mospajtimi, meqë ajo punonte për një kompani private.

Farefisi i gruas nuk është pajtuar me këtë shpjegim, duke thënë se Anwar e vrau gruan e tij, për shkak se ajo refuzoi t’i jepte atij para për drogë ilegale.

Kjo vrasje u bë, dy javë pasi një tretër grua ishte vrarë nga farefisi i burrit të saj me heqje koke, për shkak se ajo kishte refuzuar të punoj si prostitute.

Në raportin e tij të fundit, Amnesty International, e shtron pyetjen se “sa gra të tjera dhe vajza duhet të vdesin që qeveria të zgjohet dhe të garantoj të drejta themelore njerëzore për të gjithë”.
XS
SM
MD
LG