Ndërlidhjet

Prishtinë: Protestuesit janë mbledhur para Qeverisë


Pamje nga protesta e djeshme - protestuesit largohen nga gazi lotsjellës
Pamje nga protesta e djeshme - protestuesit largohen nga gazi lotsjellës
Një numër protestuesish me flamuj kombëtar shqiptar në duar janë mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për të protestuar kundër asaj që ata e kanë cilësuar si “dhunë qeveritare dhe shtet policor në Kosovë” .

Protesta e sotmë organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pason protestën e djeshme e cila u organizua në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Protesta e së hënës përshkallëzoi me përplasje ndërmjet protestuesve dhe autoriteteve të rendit dhe përfundoi me rreth 60 persona të arrestuar dhe shumë të lënduar.
XS
SM
MD
LG