Ndërlidhjet

Vulin: “Të kthehen 300 mijë serbët e dëbuar nga Kosova”


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka kërkuar sot nga komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në kthimin e “më shumë se 300 mijë serbëve të përndjekur” nga Kosova.

Mjetet serbe të informimit njoftojnë se Vulin gjendet në New York dhe atje është takuar me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson.

“Jemi pajtuar që të gjitha institucionet ndërkombëtare duhet të sillen plotësisht me qasje neutrale ndaj statusit dhe që bisedimet e ardhshme duhet të udhëhiqen pikërisht mbi këtë bazë – në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe me neutralitet ndaj statusit”, i ka deklarruar Vulin televizionit shtetëror serb, RTS.

Sipas tij, Serbia ka përmbushur detyrimet që ka ndërmarrë karshi komunitetit ndërkombëtar dhe tani, siç ka thënë ai, është koha që ky komunitet të veprojë njësoj karshi Serbisë.

Ai ka falënderuar misionin e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, por ka përsëritur se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës ka qenë “gabim tragjik”.
XS
SM
MD
LG