Ndërlidhjet

Të paktën 8 të vrarë, 20 të plagosur, nga sulmet në Irak


Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar nga sulmi i sotëm me bombë në distriktin Chukook në Baghdad
Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar nga sulmi i sotëm me bombë në distriktin Chukook në Baghdad
Sulme të ndara në Bagdad, në lagjet e dominuara kryesisht nga shiitët, kanë lënë të vrarë sot të paktën 8 persona dhe kanë lënduar më shumë se 20 të tjerë.

Shumica e vrasjeve ndodhën në zonën veriperëndimore të Shulas, ku eksplodoi të paktën një veturë bombë.

Mortaja të shumta gjithashtu u hodhën në distriktin verior të Chikouk-ut. Ky vend është një kamp që strehon personat e zhvendosur brenda vendit, shumica prej të cilëve shiitë, të larguar nga zonat sunite.

Sulmet e sotme vijnë pas një seri bombardimesh në Bagdad dhe qytete të tjera gjatë ditës së shtunë, që lanë të vrarë më shumë se 12 njerëz.
XS
SM
MD
LG