Ndërlidhjet

Gjeorgji: Nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme


Ilustrim

Ilustrim

Gruaja që pritet të zgjedhet Ministre e Punëve të Jashtme e Gjeorgjisë tha se pozicioni i qeverisë së re lidhur me Abkhazinë dhe Osetinë Jugore do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar.

Maya Panjikidze i tha sot një komiteti parlamentar se normalizimi i lidhjeve me Rusinë është një nga prioritetet e vendit.

Ajo gjithashtu shtoi se përderisa ambasadat ruse vazhdojnë të operojnë në ato dy rajone, rivendosja e lidhjeve diplomatike ndërmjet Tbilisit dhe Moskës do të jetë e pamundur.

Panjikidze është nominuar si ministre e re e jashtme e Gjeorgjisë nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, koalicioni i të cilit fitoi shumicën e ulëseve parlamentare në zgjedhjet e 1 tetorit.

Rusia njohu pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pas një lufte të shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG