Ndërlidhjet

UNHCR: Më shumë se 100 mijë refugjatë sirianë në Liban


Refugjatët sirianë në kampin Dumeez në Duhok të Irakut (21 tetor 2012)

Refugjatët sirianë në kampin Dumeez në Duhok të Irakut (21 tetor 2012)


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë njofton se më shumë se 100 mijë refugjatë sirianë ndodhen tani në Liban.

Zëdhënësja e Agjencisë, Melissa Fleming tha sot se të paktën 101,283 refugjatë sirianë janë regjistruar në Liban, duke iu bashkuar edhe më shumë se 150 mijë të tjerëve të regjistruar në Jordani, si dhe 101 mijë refugjatëve në Turqi.

Gjithashtu bëhet e ditur se rreth 42 mijë refugjatë sirianë ndodhen në Iraq.

Fleming bëri thirrje për përkrahje ndërkombëtare për vendet të cilat po i strehojnë refugjatët, duke thënë se këto shtete nuk duhet ta mbajnë këtë barrë vetëm.

Në Jordani, autoritetet vendore thonë se numri i refugjatëve sirianë e ka kaluar shifrën e 200 mijë personave.

Njoftohet së një grup i zemëruar i sirianëve të hënën mbrëma ka djegur rreth 20 tenda në një kamp refugjatësh, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të jetesës.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në shkretëtirën Zaatari, në një kamp të refugjatëve në veri të Jordanisë.
XS
SM
MD
LG